Janë të vogla por bëjnë punë të jashtëzakonshme në shëndetin tonë. Po flasim për lajthinë, ku vendi ynë është i bekuar me këtë arror të pasur me proteina dhe vitamina. Zonat më prodhimtare të lajthive shqiptare janë Mati, Bulqiza, Dibra, Përmeti dhe Berati, por i gjejmë edhe në Vlorë dhe Pogradec.