Recetë në studio: Omletë dhe brusketë, pate ulliri. Intervistë me specialistin e ullinjve Hairi Ismaili Sot do flasim për një nga pemët më të përmendura në librat e shenjtë, ndërkohë që fruti i saj është krejt shpirti i shijes mesdhetare, bëhet fjalë për ullirin. Po ashtu dhe gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë alternative në Egjiptin e lashtë. Që prej asaj kohe, ka marrë famë si një produkt shumë i fuqishëm kundër sëmundjeve.