Masat anti-covid të marra nga qeveria, kanë bërë që shumë qytetarë të marrin rrugën drejtë Shqipërisë për fundjavë. Kjo për shkak se në vend gastronomia është mbyllur, e me shtetet e rajonit nuk kërkohet testi PCR. Mëngjesin e së premtes, pritjet e qytetarëve në kufirin Vërmicë- Morinë ishin mbi 20 minuta.