Shqipëria, vendi më i izoluar i Europës, një ish-shtet ku paranoja kishte formë të institucioneve, dhe ku çdo hap mund të regjistrohej nga sytë e Sigurimit. Në qendër të gjithë këtij rrjeti qëndronte Sigurimi i Shtetit, një makineri e mirëstrukturuar e survejimit. Gjithmonë ekzistonte frika e infiltrimit të huaj nga CIA, KGB, UDB dhe figura që mbeteshin fantazma në dokumentet e kohës, por që për qytetarët ishin pjesë e realitetit. Rasti më i gjallë është ai i gazetarit Milaim Zeka. A ishte kjo një paranojë, apo një rrjet i konsoliduar spiunazhi për tu mbrojtur nga "armiku i padukshëm"?