Top Talk Economy këtë herë realizoi një tryezë të rrumbullakët me studentët shqiptarë, të cilët treguan për peripecitë që kalojnë në vendin tonë. Ata treguan për jetën e tyre studentore dhe angazhimet si të rinj, kjo bazuar në fushat që studiojnë. Mateo Yskollari, Rea Xhukellari dhe Jon Kola zbuluan gjatë bashkëbisedimit me Angelo Harunin objektivat e tyre për të ardhmen dhe mundësitë që Shqipëria i ofron.