Në gjimnaze dhe shkolla 9 vjeçare fëmijët dhe adoleshentët i gjen me telefona celularë në duar. Që prej nëntorit të 2018, nxënësit e kanë të ndaluar përdorimin e telefonave celularë në shkolla si dhe institucionet arsimore përgjegjëse duhet të dorëzojnë telefonat e sekuestruara pranë Policisë së Shtetit. Por ky udhëzim i ministrisë së Arsimit nuk zbatohet, pasi nxënësit vijojnë të përdorin telefonat, gjithashtu dhe mësuesit.