Fatmir Sulovari, i njohur edhe si alias Fatmir Krasniqi dhe Leonard Theodhori raportohen të zhdukur prej datës 6 prill 2023. Ata kanë qenë bashkë deri në orët e para të mëngjesit, në një lokal në qytetin e Sarandës dhe që nga ajo ditë për ta nuk ka më asnjë informacion. Zhdukja e dy burrave vijon të jetë e veshur me mister, teksa policia përpiqet të mbledhë copëzat e një puzzle për të zbuluar çfarë ka ndodhur me Leonard Thodhorin dhe Fatmir Sulovarin. Gazetare: Luçiana Hulej