Një i burgosur 52 vjeçar në Fier ka ndërruar jetë paraditen e së enjtes. Ai ka shfaqur probleme me shëndetin gjatë qëndrimit në burg dhe ka vdekur në spital. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para te mëngjesit në burgun e Fierit dhe dyshohet qe shkak i vdekjes ka qenë një infarkt. Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Simon Toska, i cili është arrestuar në vitin 2021 për shkak se së bashku me 4 të tjerë kishin përshtatur një ofiçinë të vjetër në Patos në ambiente për mbajtjen, përdorimin dhe shitjen e kanabisit. Gazetare: Ema Shazivari