Shtëpi e ëmbla shtëpi! E kush e kupton më mirë këtë shprehje sesa Myrteza Zenunaj dhe dhjetra të tjerë të përmbytur. Në fshatin Fitore të Vlorës, Vjosa ka vërshuar duke fituar qindra hektarë tokë dhe dhjetra banesa që gjenden nën pushtetin e saj.