“Ekspresi është i fikur, nuk ka kafe”, mjafton një fjali e tillë për tu kthyer në skenë krimi dhe për tu vrarë dy të rinjë në Manzë. Një tragjedi e vërtetë qe ndodhi në orët e para të mëngjesit te sotem. Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulen në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit, Alteo Pepa. Ky i fundit ishte i ulur se bashku me Flori Paluçin, 33 vjeç. Klientet marrin pergjigje negative ne momentin qe Pepa u thote se nuk mund tu sherbeje nis debati verbal mes te rinjeve. Kurti dhe Pepa kane ofenduar kamarierin dhe ne ate moment ka nderhyre Flor Paluçi i cili u ka thene se nuk mund ta ofendonin se eshte ne tavoline me te. Sherri verbal ka perfunduar ne perplasje fizike ne ambientet e jashtme te lokalit. Alteo Pepa ne deshmine e tij ka treguar se i pari qe ka qelluar ishte Flor Palucci duke i marre jeten Aranit Kurtit. Daniel Pepa eshte kunderpergjigjur per shokun duke vrare me tej Paluccin dhe eshte larguar nga vendngjarja.