Pas reshjeve të dendura të dëborës në të gjithë vendin tonë janë krijuar problematika të shumta. Për shumë orë, disa rrugë të vendit u bllokuan për shkak të prezencës së madhe të dëborës dhe akullit. Ndërkohë sot, rrugët në rrethin e Krujës janë të kalueshme me përjashtim të aksit Krujë-Qafështamë, siç raportojnë dhe emergjencat civile. Edhe rrugët e tjera në qarkun e Durrësit, ato të bashkive Durrës e Shijak, janë të kalueshme.