Ergys Musta nga Kavaja nuk ka qënë asnjehëre i dënuar dhe as i hetuar. Sidoqoftë 7 muaj më parë , OFL-ja i la si suprizë formularin e vetëdeklarimit dhe më pas i sekuestroi makinën. I vëllai dikur adoleshent u dënua për vjedhje me pasojë vrasjen, dhe ndonëse ky krim nuk është në kompetencë të SPAK, OFL-ja nuk dorëzoi emrin e djalit të dikurshëm problematik, por të vëllait që në kohën kur familjari kreu krimin ai ishte vetëm 12 vjeç.