Në Gjirokastër nuk refuzohet vaksina/ Sot po imunizohen pedagogët e universitetit “Eqrem Çabej”
18/03/2021 15:18

Në Gjirokastër po vijon procesi i vaksinimit të mësuesve dhe të pedagogëve. Që nga fillimi i procesit janë vaksinuar gati 160 mësues ndërsa ka ngelur edhe gjysma e tyre ende për tu vaksinuar. Pegagoge: “Në qoftë se do flas për veten time vendimi nuk ishte i vështirë sepse në formimin tim kam besim të plotë në zhvillimet e shkencës aq më tepër në aspektin psikologjik, pjesa e vaksinës ishte e shumëpritur.” Mësues: “Vajta dy ditë që e kam bërë në Tepelenë. Jam arsimtar në gjimnazin e Tepelenës. Vaksinimi shkoo shumë mirë. Normal që pas vaksinimit ka shenja, temperaturë 37.5 dhe ethe por ishin të përballueshme.” Procesi pritet të përfundojë deri në fillim të javës tjetër ndërsa problemet nuk duken madhore. Ka raste refuzimesh që lidhen kryesisht me persona të cilët e kanë kaluar Covid gjatë periudhës së fundit sidomos gjatë muajit shkurt dhe kanë kërkuar që për ta të kryhet vaksinimi në një fazë të dytë. Arenc Brahimi: “Nuk kemi refuzime as me Pfizer dhe as me Astra Zeneca që po aplikojmë këto ditë këtu në qendrën e vaksinimit në Gjirokastër.Deri tani në qytet janë bërë mbi 700 vaksina kryesisht sipas grup moshave 90+ dhe 80+ dhe nuk ka dhënë asnjë efekt anësor serioz në asnjë rast.” Vaksinimi po kryhet edhe në dy bashki të tjera atë të Dropullit dhe të Libohovës ku planifikohet që deri në fund të kësaj jave të përfundojë vaksinimi i arsimtarëve.

Top News – Mjekët nuk e duan urgjencën. Rama: Do t’u ofrojmë paga të njëjta me specialistët
08/04 12:58
Top Channel/ Parandalohet vrasja në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari pas tentativës
08/04 12:43
Top Channel/ Sherr për pyjet në Bulqizë, përplasje në mbledhjen e këshillit të qytetit
08/04 12:38
Nuk ndalet SPAK/ Anila Hoxha: Ka në dorë 70 telefonë që mund të ‘hedhin në erë’ politikën
08/04 12:24
Top Channel/ “Trauma, lista e jetës” në Inside Story, pacientët presin vite për një ndërhyrje
08/04 12:22
Top News-‘Teprica e TVSh të amortizojë akcizën.’ Propozimi i PD për uljen e çmimit të naftës në vend
08/04 12:16
Top Channel/ 134 vdekje në burgje në 5 vite, shumica nga shkaqe shëndetësore por edhe…
08/04 12:14
Top News- Bazë municionesh në Mitrovicë / Policia bastis banesën, zbulohen armë dhe fishekë
08/04 12:11
Top News – Si u shpëtua ushtari amerikan. Pajisja sekrete e CIA-s që gjurmon rrahjet e zemrës
08/04 12:11
Top News – ‘Folëm për luftën kundër korrupsionit’. KE përgjigjet për Top News për takimin e COELA
08/04 12:01
Top News – Përndjekës dhe i dehur në timon. Arrestohet 32-vjeçari, tentoi të rrëmbejë një 39-vjeçare
08/04 12:01
Top Channel/ Shpërthim me lëndë plasëse pranë një banese në Sarandë, policia në kërkim të autorëve
08/04 11:58
Top Channel/ Ndërhyrjet në Portin e Durrësit, kufizime dhe ngadalësim i përkohshëm i qarkullimit
08/04 11:55
Top News – Procedohet pronari i qenit. Sulmoi të miturën një ditë më parë në Vlorë
08/04 11:51
Top News- Jo Instagram dhe TikTok/ Greqia ua ndalon fëmijëve nën moshën 15 vjeç
08/04 11:51
Top News – ‘Bashkia po na merr tokat’ / Bulqizë, banorët përplasen me zyrtarët
08/04 11:49
Top News – Sherri për borxhin 100 euro. 50-vjeçari nxjerr pistoletën në mes të lokalit, arrestohet
08/04 11:48
Top Channel/’Kush je ti merr lekët e popullit’, tensione në Këshillin Bashkiak të Bulqizës, banorët…
08/04 11:38
Top Channel/ Kërcënoi me armë fqinjin në mes të kafenesë, zbardhet ngjarja, sherri nisi për 100 euro
08/04 11:37
Top Channel/ “Nuk më vijnë shumë ankesa për ju”, Rama në spitalin e Lezhës:Kemi mjekë të mirë, por…
08/04 11:16