Prec Zogaj; Poeti, shkrimtari dhe publicisti i njohur rrugëton nëpër të gjithë librat e tij me poezi. Nga zhgënjimet e 19-vjeçarit që nuk ia pranuan vëllimin për botim, te poezitë e para të botuara në gazetën “Drita”, librat e tij që frymëzuan breza poetësh e deri te krijimet e vona poetike. Preç Zogaj në disa ndalesa të rëndësishme jete, vargjesh dhe lirie. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre. Autore: Monika STAFA