Në 6 ditët e para të janarit/ Arrestohen 22 shoferë, pezullohen 153 patenta
06/01/2021 14:16

22 drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë gjatë gjashtë ditëve të para të vitit, ndërkohë që janë pezulluar 153 leje drejtimi dhe janë vendosur 3290 masa administrative për shkelje të ndryshme. Në një njoftim të policisë shkruhet: “Monitorim në të gjitha rrugët e vendit, për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e shpejtësisë tej normave të lejuara. Gjatë 6 ditëve të para të këtij viti janë arrestuar 22 drejtues mjetesh, janë pezulluar 153 leje drejtimi dhe janë vendosur 3290 masa administrative për shkelje të ndryshme. Drejtoria e Policisë Rrugore ka hartuar një plan të posaçëm masash, për monitorimin e qarkullimit rrugor në rrugët urbane, interurbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me rrugët urbane, duke përdorur gjithë bazën logjistike”. Më tej vijon: “Zbatimi i planit të masave ka filluar që në datën 4 janar 2021 dhe do vazhdojë edhe përgjatë muajve në vijim. Për të parë nga afër zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave, Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore Edmond Tarkaj ka inspektuar gjatë dy ditëve të imolementimimt të këtij plani, disa nga pikat e monitorimit me radar të akseve kryesore nacionale, si dhe të monitorimit të qarkullimit në brendësi të qyteteve ku shërbimet e Policisë Rrugore përdorin alkooltestues dhe kamerat e vendosura në makinat e Policisë Rrugore që shërbejnë për evidentimin shkeljeve te ndryshme rrugore. Tarkaj, gjatë një prononcimi ka theksuar “Ky plan masash konsiston në përdorimin e bazës logjistike si radarë, kamera, dragera dhe tableta, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore”. Viti 2020 shënoi rritje të parametrave të sigurisë rrugore me 270 aksidente më pak se në vitin 2019, gjë që ka ardhur si rezultat i përkushtimit të punonjësve të Policisë Rrugore dhe strukturave të tjera të Policisë. Njëkohësisht, Drejtori i Policisë Rrugore ka apeluar për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos të përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit. Gjithashtu, drejtuesit e motomjeteve dhe biçiklistët të ndriçojnë me sinjale të dallueshme biçikletat dhe motomjetet gjatë qarkullimit në kushtet e errësirës. Tarkaj ka ftuar qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”.

Top Channel/ Eliminimi i Gimbos, Kryemadhi flet për Big Brother VIP para seancës paraprake
18/03 10:31
Top News- Në Lushnje me drogë, në Korçë me armë/ Dy të arrestuar në flagrancë, kapet drogë dhe pistoletë
18/03 10:07
Top News – Familjarët me kompani konsulence, skema e dyshuar e pastrimit të parave nga Eldi Hoxha
18/03 09:39
Top Channel/ Trump: lufta mbaron për dy javë, nuk na duhet ndihma e NATO
17/03 22:35
Top Channel/ Stop internetin! Putin “i frikësuar”, jep ultimatum pas vrasjes së udhëheqësve iraniën
17/03 22:35
Top Channel/ Greqia refuzon Trumpin, Mitsotakis: Nuk do të përfshihemi në konflikt
17/03 22:35
Top News- E rëndë! Vdesin katër shqiptarë tragjikisht, ishin duke punuar në Austri
17/03 22:25
Top News- “Goditje fatale për dyshen famëzeze Rama-Vuçiç”, Berisha reagon për vendimin e BE
17/03 21:39
Top Channel/ Vendet e BE kundër Trump, presidenti sulmon NATO-n: Ne ju mbrojmë ata
17/03 21:38
Top Channel/ “Të godasim udhëheqjen”, Netanyahu për Iranin: Po u japim mundësi të rrëzojnë regjimin
17/03 21:37
Top Channel/ Ligji për të huajt, kritika në Kosovë, ekspertët: Ligji vepron me dy standarde
17/03 20:00
Top Channel/ Benet Beci në gjyq, akuzohet për tenderin 700 mln lekë kur drejtonte KESH
17/03 19:50
Top Channel/ Nafta shtrenjtohet sërish! Çmimi arrin 199 lek/litër, ndikim nga kriza
17/03 19:48
Top Channel/ Lufta, dorëhiqet krahu i djathtë i Trump. Presidenti: Njeri i dobët
17/03 19:45
Top Channel/ Gjyqtari anglez “certifikon” SPAK, bien pretendimet se “survejon gjyqtarët”
17/03 19:42
Top Channel/ I njohur për shtypjen e protestave, Ali Larijani, numri 2 i Iranit që u vra nga Izraeli
17/03 19:01
Top Channel/Sulmi në Afganistan godet qendrën e rehabilitimit,dhjetëra viktima dhe qindra të lënduar
17/03 18:59
Top News – NATO shpërfill Trumpin / Nuk hyjmë në luftë me Iranin, kemi Rusinë…
17/03 15:55
Skenari ndryshon/ Efektet e luftës në turizëm, flasin ekspertët: Duhet shfrytëzuar! | Breaking
17/03 15:40
Top News – Izraeli përshëndet Shqipërinë. Rezoluta kundër Iranit, ‘akt historik i moralit të lartë’
17/03 15:36
DIGITALB DIGITALB