Ndryshon komanda e KFOR/ Thaçi, përkushtuar për paqen
19/11/2019 19:57

Kosova është e përkushtuar për të arritur paqe në rajon. Kështu tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, në ceremoninë e ndryshimit të komandës së KFOR-it, ku vlerësoi po ashtu kontributin e këtij misioni si forcë e besueshme për ruajtjen e sigurisë në vend. “Jam i lumtur të shoh që nga bashkëpunimi ynë ka lindur Ushtria e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës si një forcë profesionale, multi-etnike në shërbim të çdo qytetari të Kosovës. Zhvillimi i Ushtrisë së Kosovës, FSK-së do të thotë që në një ditë në të ardhme të afërt do të realizohet aspirata jonë e drejtë që jo vetëm NATO të jetë në Kosovë, por Kosova të jetë në NATO, që të kontribuojë për paqen me punën e vet”, ka thënë Thaçi. Në ceremoninë e ndërrimit të komandës, komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’Addario foli për kontributin e tij që KFOR-i të njihet si një forcë e besueshme, e paanshme dhe e aftë për të dhënë siguri jo vetëm në Kosovë. Ndërsa komandanti i ri i KFOR, gjeneralmajor Michele Risi tha se shtetet aleate të NATO-s po kontribuojnë për sigurinë e popullatës së Kosovës për ruajtje të stabilitetit të Kosovës, Ballkanit dhe tërë Evropës. Ish-komandanti i KFOR-it Lorenzo D’Addario ka shërbyer edhe më herët në Kosovë në vitet 1999 dhe 2003-2004, derisa detyrën e komandantit e kishte marrë në vitin 2018.

Top News- Ngërçi drejt zgjidhjes! / Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë mblidhen të shtunën
27/06 13:11
Top Channel/ Ultimatumi i Kushtetueses, Gjykata: Konstituimi brenda 30 ditëve. Mblidhen deputetët
27/06 12:53
Top News- Ultimatumi i Kushtetueses / Albin Kurti fton partitë e tjera në takim konsultues
27/06 12:06
Top Channel/ Kushtetuesja, “ultimatum” në Kosovë/ Gjykata: Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve
27/06 10:04
Top Channel/ Kosovë, Gjykata Kushtetuese urdhëron: Kuvendi brenda 30 ditësh
26/06 21:47
Top News- Kushtetuesja ultimatum Kuvendit/ 30 ditë kohë që të konstituohet Parlamenti
26/06 21:05
Top News- Kosova i ‘mohon’ vetes miliona euro/ Kriza politike lë fondet europiane në pritje
26/06 15:14
Top News- Zëra pro koalicionit me Kurtin / Ish kryediplomati i Kosovës mbështet idenë me një kusht
26/06 14:42
Top News- Urën e ka në dorë BE / Hapja e kalimit mbi Ibër, Kurti nuk vendos dot vetëm
26/06 12:27
Top News – VV heq dorë nga Haxhiu!. Kandidatja për kryetare të Kuvendit s’e përjashton
25/06 16:06
Top Channel/ “Doni të shkoni në det?”: Protestë para Kuvendit të Kosovës për bllokimin e punimeve!
25/06 14:43
Top News- Armë në pronën e politikanit serb/ Sveçla: I përfshirë në aktivitete kriminale terroriste
25/06 14:36
Top News- Gjykata rrëzoi ZRRE-në / Kosovë, Oda Ekonomike- U dha të drejtë bizneseve
25/06 13:11
Top News- Deputetët vijojnë avazin në Kosovë/ Shoqëria civile proteston, kërkon dialog politik
25/06 13:09
Top News – Liberalizimi i tregut të energjisë. Kosovë, gjykata vendos precedentin, pezullon ZRRE-në
24/06 21:25
Top Channel/ BE, testime në urën e Ibrit: Zbarkon KFOR-i me kamionë të rëndë!
24/06 15:19
Top News- Strehimi i emigrantëve nga SHBA/ Kosova ruan të drejtën e dëbimit të tyre
24/06 14:59
Top Channel/ Kosovë, rrezikohen qindra mln euro! Parlamenti ende i pandërtuar
24/06 12:17
Top News- Ngërçi në Kuvend nuk e bezdis Kurtin/ Kreu i LVV: Opozita po na zgjat mandatin e qeverisë
24/06 11:53
Top News-Tjetër tentativë pa rezultat për konstituimin/Haxhiu kërkon votën e opozitës: Duhet vullnet
23/06 16:34