Pas me shumë se 8 vitesh në errësire, me ne fund kalaja e Rozafës në Shkodër do të ndriçohet. Kjo fale një investimi të Ministrisë se Kulturës e cila parashikon investimin ne 14 kala, mes tyre edhe ajo e Shkodrës. Falë këtij projekti do të behet ndriçimi i brendshëm dhe i ambjenteve të jashtme të saj. Kalaja mijëravjeçare vijon ti rezistojë fort kohës. Specialistet thonë se gjendja kësaj kështjelle është e mire fale edhe tipologjisë se ndërtimit të saj por vit pas viti ka nevoje për restaurime. Së fundmi në këtë monument kulture u zbatua një projekt për ringritjen e fragmentit të murit, në pjesën lindore të Kalasë, i cili rezultonte i dëmtuar që nga fillimi i shek. XX.