Mafia italiane rrallë herë i ndot duart me gjak këto ditë. Mënyrat e vjetra të zhvatjes kanë dalë nga moda dhe vrasjet janë tani thuajse të neveritshme nga kumbarët e rinj. Vetëm 17 persona u vranë nga mafia në Itali në vitin 2022, sipas të dhënave të fundit zyrtare, kundrejt më shumë se 700 viktimave që regjistroheshin në 1991.