Në deltën e lumit Vjosa, në një vijë bregdetare gati 10 km syri të sheh vetëm mbetje të pa fund që trembin peshkatarët dhe ekspertët. Peshkatarët e Vlorës thonë se mbetjet u ngecin nëpër rrjeta por sipas tyre dëmtojnë dhe peshqit. Simo Ribaj, ambjentalist, tregon se në Greqi, atje ku Vjosa buron uji është shumë më i pastër. “Deti i nxjerr pisllëqet e ka rregulluar natyra, por mirë do ishte te viheshin punëtorë ne hyrje qe te mbledhin ndonjë mbetje”. Disa qytete që ndodhen në buzë të lumit Vjosë, Përmet Këlcyrë e Tepelenë i kanë pikat e depozitimit të mbetjeve urbane fare pranë rrjedhës dhe si pasojë kur ka shumë reshje plehrat përfundojnë në lumë e më pas në det.