Stina e verës shoqërohet me muzikë të lartë nga ana e bareve dhe lokaleve, si një mënyrë për të tërhequr sa më shumë klientë. Por kjo muzikë e lartë shqetëson banorët e zonave përkatëse, të cilët lajmërojnë policinë. Pikërisht për të goditur prishjen e qetësisë publike, Policia ka shoqëruar në komisariat dhe proceduar rreth 10 administrator lokalesh brenda fundjavës.