Helidon Bendo, zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ Shteteror raportoi me dyer të mbyllura në komisionin parlamentar të sigurisë për punën e institucionit. Për shkak të informacioneve që duhet të mbeten sekret, raporti është mbajtur larg publikut. Ndërkohë mësohet se deputetët e kanë pyetur kreun aktual të Shërbimit Informativ për ndikimin rus dhe dyshimet për financime ruse.