Vaj në kanavacë, 120x90 cm, viti 1998, cmimi fillestar 5000 euro. Skënder Kamberi është një nga piktorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai ka lindur në qytetin e Vlorës në prag të luftës së dytë botërore (1939). Artisti pasi kryeu në Tiranë Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Institutin e Arteve, Tiranë në degën e pikturës, filloi rrugën artistike në qytetin e lindjes. Kamberi gjatë studimeve në Institutin e Arteve Figurative, ishte një student i veçantë, i talentuar dhe i pasionuar në ateljenë e piktorëve të njohur Danish Jukniu dhe Vilson Kilica.