Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88 vjecare në 1 korrik 2024. Ikja e tij në atëbotë mbetet një lajm i trishtueshëm për cdo shqiptar që e ndjen veten me identitet europian dhe me rrënjë shqiptare. Kjo është një humbje tejet e dhimbshme për letërsinë shqipe dhe ekuilibrat e saj, për letërsinë europiane e botërore gjithashtu. Lexuesit të përkorë do t’i mungojë kryqtari i fundit i dashurisë, gjuhës shqipe kryemjeshtri i saj.