Drejtësia duket se më në fund do të vendoset për Dorjana Hakën, gruan e portierit të Partizanit, Alban Hoxha, që ndërroi jetë pas lindjes në pavionin e neurologjisë në QSUT, në vitin 2014. Kjo pasi pas 7 vitesh, Gjykata e Apelit në Tiranë ka nisur shqyrtimi i dosjes së saj. Seanca e të Martës u shty për në datën 15 shkurt për shkak të mos njoftimit të njërit prej të pandehurve. Prej dhjetorit të vitit 2016, çështja kishte mbetur në Apelin e Tiranës.