Ndalimet nga policia për një të vdekur dhe një të plagosur nga vinçi/ Flet Avokati
04/01/2020 12:07

jë ditë pas ngjarjes, Esmerald Xhafa avokati i 67 vjeçarit të arrestuar, Flamur Pallës, ka treguar sipas tij shkakun e aksidentit. Një i vdekur dhe një i plagosur nga vinçi, arrestohen 2 përgjegjës së firmës që kryente punimet “Përsa i përket ngjarjes së djeshme ka rezultuar se tek pompa e vijës së betonit (presa) është shkëputur një pjesë e krahut, i cili bën komandimin e presës sipas lartësisë, një pjesë metalike e cila e ka bërë të pamundur kontrollin e krahut të presës që hedh betonin në lidhje me pozicionin pasi si makineri ajo është një makineri që komandohet në distancë,nëpërmjet pultit të komandimit që e përdor manovratori. Duke u shkëputur kjo pjesë manovratori e ka patur të pamundur që të bëjë komandimin e presës dhe kjo ka sjellë rënien e presës në gjendje të lirë deri në pozicionin që ajo ka ndaluar ku ishte pjesa e shtruar e hekurave që do hidhej betoni. Si rezultat i kësaj ka humbur jetën një punëtor i cili mbante tubin e presës”, tha ai. Ndërkohë sipas avokatit dy të ndaluarit nuk kanë përgjegjësi për ngjarjen, ai kërkon prokurorisë të bëjë hetime të plota që të mos vihemi përballe faktit të arrestimit të njerëzve pa prova. “Unë mendoj se këto arrestime janë bërë duke shfrytëzuar ndjeshmërinë, të gjithë jemi koshientë që një person ka humbur jetën, por kurrsesi nuk mund të arrestohet tekniku i kantierit dhe manovratori. Përgjegjësinë duhet të nxjerrë prokuroria mbasi të dalë dhe një akt ekspertimi në lidhje me vendin e ngjarjes të bëhet dhe ekspertimi i automjetit. Automjeti ka qenë i koaluduar përsa i përket anës se dokumentacionit ka qenë në dokumentacion të rregullt”, tha ai më tej.

Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16
Top Channel/ IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
09/04 17:15
Top News- Kinezet, prostitucion në Golem / Arrestohen katër të huaja në një shtëpi me qira
09/04 17:02
Top Channel/ Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: ja kur do të hapet aksi
09/04 16:51