Cleveland Cavaliers vazhdon marshimin e tij në kampionatin e NBA. Skuadra e Cavaliers këtë radhë mposhti Philadelphia 76ers 112-108, duke regjistruar fitoren e 13 në 15 ndeshje. Kyrie Irving ishte ai që spikati për Cleveland me 39 pikë të shënuara, 19 nga të cilat vetëm në periodën e fuundit, ndërsa LeBron James e mbylli sfidën me “triple double”: 26 pikë, 10 topa në tabelë e 13 asist.