Në Top Talk me Juli Xhokaxhi diskutohet për 34 akuzat e ngritura nga prokuroria e Nju Jorkut ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump. Një prej tyre është pagesa e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels, që është shënuar si tarifë ligjore. Vetë Trump e ka quajtur procesin një farsë ndërsa mbështetësit e tij dolën në rrugë për të protestuar kundër procesit. Programi "Top Talk" në Top Channel është i mbështetur në konceptin e intervistave për temën më të rëndësishme të ditës. Intervistat janë projektuar me minutazh të shkurtër dhe me pyetje të drejtpërdrejta, për të ballafaquar të intervistuarit me fakte, prova, dëshmi apo qëndrime mbi ngjarje dhe rrethana të ndryshme. Gazetare: Juli Xhokaxhi