Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Nasim Haradinaj në paraqitjen e tij të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara në Hagë tha po mbahet padrejtësisht në paraburgim. Mbrojtja e tij ka kërkuar nga gjykatësi lirimin e menjëhershëm të Haradinajt, meqë siç ka thënë ai, Gjykata Speciale është për krime lufte e klienti tij nuk ngarkohet me akuza të tilla. Kundër Nasim Haradinajt nuk është ngritur asnjë aktakuzë por Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se këtë do ta bëjë së shpejti.