Kuvendi nisi punimet të enjten në orën 10:00, në një seancë plenare publike. Sipas rendit të ditës, kryeministri Rama bëri një interpelancë me deputetin Gazment Bardhit, kërkuar nga ky i fundit, në lidhje me anijet e nisura nga Porti i Durrësit, të dyshuara se po transportonin lëndë të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës.