Pas 10 naftëtarëve në Ballsh, edhe 16 punonjësit e stacionit të elektropompimit në Poçem, në diten e 16 të saj ndërprenë grevën e urisë paraditen e së premtes. Ndërprerja e grevës së urisë vjen menjëherë pas premtimit se punëtorët do të marrin pagat e munguara. Rreth 20 % e naftëtarëve u ka kaluar paga që prej dites së djeshme. Ndërkohë që punonjësit e rafinerisë jane mbledhur në hyrjen kryesore të saj në pritje të pagave për gjithë punonjësit.