Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh janë mbledhur serish para dyerve të kompanisë punëdhënëse sepse ata nuk kanë marrë pagat e prapambetura dhe nuk kanë filluar akoma punën. Mes punonjësve dhe policisë ka ndodhur kundërshtim, përplasje e konfrontim fizik. Ata thonë se kompania me të cilën kanë lidhur kontratë deri në këto momente është një fantazmë. Punonjësit thonë se “në vend që të priteshin nga punëdhënësi, u pritën nga një grup i madh i forcave ‘Shqiponja’, Polici e shtetit dhe polici private”. Pas firmosje së kontratës, punonjësit kërkojnë që të hyjnë secili në vendin e punës por u ndeshën me ndërhyrjen e policisë. Kujtojmë se naftëtarët e Ballshit prej kohësh janë në protestë për pagat e tyre të prapambetura, të cilat nuk janë dhënë nga kompania përkatëse.