Naftëtarët e rafinerisë se Ballshit kanë protestuar sërish sot ku kërkuan për të disatën herë rifillimin e punës. Punonjësit e uzinës u mblodhën sot para portës së Uzinës, ndërsa kërkojnë nga qeveria që të shprehet mbi të ardhmen e rafinerisë dhe punonjësve. Pas ndryshimit te pronarëve te rafinerisë deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje se çfarë do te bëhet. Aktualisht ata janë te papunë.