Pas reagimeve të palës shqiptare lidhur me kërkimet greke në Jonin verior ka ardhur dhe përgjigja e parë e Greqisë. Sipas burimeve nga Ministria greke e Zhvillimit dhe Infrastruktures, anija Nordic Explorer ka filluar kërkimet 43 milje në perëndim të ishullit Kefaloniase dhe jo në veri të detit Jon, siç ishte programuar me parë.