Shqipëria, në këto 35 vitet e fundit ka pasur edhe momentet e saj kur dalja në rrugë për të protestuar fliste më fort se politika, kur qytetarët dilnin për fatin e tyre dhe jo për parti politike. Reagim i fortë qytetar e që prodhoi si rezultat ndryshimin e regjimit ishin protestat e dhjetorit '90, kur frika nuk u thye përballë regjimit të egër totalitar. Ndërsa sot partitë opozitare kanë organizuar protesta kundër qeverisë, për korrupsionin dhe çështjet e maxhorancës në SPAK, duke kërkuar dhe dorëheqjen e qeverisë. Në një vend me kosto të lartë jetese, korrupsion të denoncuar ndër vite dhe një tranzicion që s’po mbyllet kurrë, pyetja është e pashmangshme: kush i ka “vrarë” protestat në Shqipëri?