Pas dy martesave të dështuara, Ermal Meta arriti të gjente përsëri dashurinë në muajin Janar të këtij viti. Në 10 Janar, nëna e tij e prezantoi me vajzën që sot është bashkëshortja e tij. Nuk kaloi shumë kohë dhe në mars të rinjtë vendosin të martohen dhe nisin bashkëjetesën në shtëpinë ku Ermali jetonte me prindërit. Por pikërisht në këto momente nisën edhe vuajtjet për këtë çift të rinjsh. Nëna e Ermalit zbuloi se Silva, nusja e djalit të saj vuante nga Epilepsia dhe i kërkoi të birit që të ndaheshe. Gazetare: Ema Shazivari Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj