Gëzim Muhaj dy vite pas emigrimit u bë pjesë e radio Iliret, radio e cila u themelua me ndihmën e komunitetit shqiptar. Në vitin 2012, vit i cili përkonte dhe me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërise nisi transmetimin dhe Tv Iliret. Televizion i cili është i dedikuar komunitetit shqiptar në Chicago dhe ku transmeton programe dhe muzikë shqiptare. Krahas punës si drejtues i TV Iliret Gëzim Muhaj është pjesë e agjensinë USPA24 në Amerikë si fotoreporter. Ai bën cdo javë raportime nga aktivitetet dhe lajmet e komunitet shqiptar si dhe raportime nga shqipëria, trojet shqipfolesë si dhe ngjarjet me të rëndeshime duke i bëre pjesë të lajmeve ndërkombëtare. Në TV Ilirët në Chicago marrin pjesë me angazhimet e tyre intelektualë e veprimtarë shqiptaro-amerikanë në Chicago.