Reperi i njohur Noizy ka rihapur lokalin pas përfshirjes nga flakët në ditët e para të muajit qershor, por sërish është bërë pjesë e një zjarrëvënieje. Mësohet se autori i të dy zjarrvënieve është kushëriri i reperit, Eraldo Musteqja. Në orët e para të ditës së sotme 26-vjeçari me një thikë në dorë është shfaqur pranë lokalit në Currila të Durrësit dhe i ka vënë flakën ambienteve të jashtme të tij, konkretisht verandës.