Muzeu Historik i Shkodrës është një ndër muzetë më të bukur të Shqipërisë. Në këtë muze i cili ndodhet në shtëpinë karakteristike shkodrane të Oso Kukës, gjenden disa kapanone të ndara në sektorin e Arkeologjisë, Historisë dhe Etnografisë. Ne sot do të bëjmë gjithë guidën e këtij muzeu me histori interesante dhe tërheqëse për çdo vizitor.