Pavionet e Muzeut historik të Fierit renditen mbi bazën e kriterit kohor dhe përfshijnë periudhat më të hershme të jetës së dokumentuar në këtë trevë, e deri më sot. Në mesin e qindra objekteve në këtë muze, një vend të spikatur zënë edhe dy objekte të rralla; shkopi i Ali pashë Tepelenës dhe shpata e themeluesit të qytetit të Fierit Kahreman pashë Vrionit.