Muzeu etnografik i Kavajës është një nga ndërtesat më karakteristike të qytetit. Kjo banesë i përket ndërtimit të banesave me çardhak. Në qendër të saj janë vendosur 2 shtëpitë e zjarrit, anash saj 2 dhoma të tjera, kurse në ballinën e tyre përgjatë këtyre ambienteve shtrihet hajati. Sot, përmes këtij emisioni, do të shohim gjithë etnografinë e qytetit të Kavajës