Opozita në Parlament nuk do të japë votë pro Reformës Zgjedhore nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor. Këtë qëndrim të prerë bëri të ditur në Top Talk, nën/Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Myslim Murrizi sot në Top Talk. Ai tha se Basha dhe Rama nuk e duan ndryshimin e sistemit por vota e opozitës parlamentare do t'i detyrojë që ta bëjnë këtë ndryshim. Murrizi tha se opozita parlamentare do të vazhdojë me axhendën e reformës dhe nuk e ka kusht largimin e bashkëkryetarit të Komisionit për Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri.