"Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen, pasi jam në ushtrim të plotë të funksioneve, të kompotencave që më ka dhënë ligji". Ilirian Muho, emri i të cilit është bërë edhe shkaku i konfliktit më të ri të palëve, nuk e sheh as ligjore dhe as kushtetues pretendimin e PD se ai duhet të zëvendesohet nga një emër i propozuar nga Partia Republikane.