Fillimi i muajit fantazmë, në Tajvan, është festuar në qytetin verilindor të Yilanit, duke lëshuar fanarë në ujë, në mesnatë, për të bekuar të vdekurit. Muaji fantazmë është muaji i shtatë në kalendarin hënor, kur besohet se portat e ferrit hapen dhe shpirtrat nga bota e përtejme janë të lirë të enden mbi tokë.