MPJ mohon tërheqjen e njohjes nga Gana, kritikon mediat
12/11/2019 19:55

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka deklaruar se nuk është e vërtetë që Gana ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Ministria e Punëve të Jashtme është në komunikim të rregullt me ambasadat e Ganës në qendra të ndryshme të botës, dhe asnjëra prej tyre nuk kane asnjë informacion në lidhje me pretendimin e ministrit serb Ivica Daqiq”, thuhet në reagimin e MPJ-së. MPJ thotë se është e habitshme se si disa media, edhe në Kosovë, transmetojnë të pavërteta të servuara nga institucionet e Serbisë dhe përmes “fake news” domosdo i shkaktojnë dëm Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. “Gazetarët kanë kapacitet për të kuptuar seriozitetin e shtetit dhe betejat diplomatike me të cilat ballafaqohet Republika e Kosovës, andaj në këtë pikë duhet të tregohen shumë më të kujdesshëm dhe më profesionistë në mënyrë që të mos bien pre e propagandës serbe e cila nga Beogradi zyrtar prezantohet si lajm”, vijon reagimi. Madje, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës fton të gjitha mediat në Kosovë dhe jashtë saj që të verifikojnë më shumë se njëherë secilin lajm për Kosovën i cili prodhohet në Serbi. “Metodat e mirënjohura dhe të bazuara në shembuj të tjerë që po i përdorë Daçiq me lobuesit e tij me histori të dyshim kriminale, janë në proporcion të zhdrejtë me politiken paqësore rajonale, paqen dhe harmoninë në mes shteteve”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Top Channel/ Përplasje për ish-krerët e UÇK refuzohet qendra e veçantë e votimit
18/12 22:23
Top News- Gjenden eshtra në Rahovec, nisin gërmimet, dyshimet e para
18/12 21:46
Top News-Masakra e 34 civilëve në Malishevë/ Ngrihet aktakuzë kundër Ramadan Morinës për krime lufte
18/12 18:19
Top News – Lista Serbe rinis ndasitë në Kosovë. Tërheq nga Asociacioni katër komunat e veriut
18/12 17:13
Top Channel/ Veriu voton për tërheqje nga Asociacioni i Komunave të Kosovës: Duam bashkësinë tonë!
18/12 15:44
Top Channel/ Kosova, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave: Tani, mbështetje financiare nga BE-ja!
18/12 10:48
Top News- Rama ndërhyn në fjalimin Osmanit: Kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot
17/12 23:07
Top Channel/ Mitrovicë, hapet ura tjetër/ Kurti nis fushatën, në konsultim për urën kryesore mbi Ibër
17/12 19:56
Top News- Shpërblehet ‘paqja’ në veri/ BE heq pjesërisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës
17/12 17:31
Top News- Frikë për incidente në zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Policia nuk përjashton shtim efektivësh
17/12 14:17
Top News- ‘Syri i skifterit’ / Kosova, kontratë për sistemet e artilerisë amerikane
17/12 13:21
Top Channel/ Kosova përgatitet për luftë, blen nga Shtetet e Bashkuara HUMVEE Hawkeye!
17/12 12:11
Top Channel/ Më në fund, BE heq masat shtrënguese ndaj Kosovës: Vepruat mirë me pushtetin ne veri!
17/12 12:08
Top News- Nis fushata zgjedhore në Kosovë/ E katërta brenda vitit, partitë premtojnë rritje pagash
17/12 10:25
Top News- Qytetarët e Kosovës blejnë më pak/ Inflacioni iu varfëron xhepat, zhvlerësohen paratë
16/12 13:37
Top Channel/ Kosova, Osmani takohet me Papën: Kërkon njohje zyrtare nga Vatikani!
16/12 11:31
Top Channel/ Humben jeten dy shqiptare, aksidenti- Hetime për mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore!
15/12 14:53
Top News- E akuzuan për sulmin në Banjskë/ Serbia pezullon hetimet kundër ish-policit të Kosovës
15/12 12:58
Top News- Tarifat bankare/ Kosovë, qytetarët ankohen për dyfishim të kostove
15/12 10:38
Top News – Diaspora nis të votojë. KQZ dërgon zarfat për zgjedhjet e 28 dhjetorit
14/12 14:45
DIGITALB DIGITALB