Jemi në pikun e dimrit, dhe moti po tregon qëndrueshmëri. Sipas meteorologëve, situata do të vazhdojë e kthjellët deri pasditen e të shtunës. Më pas parashikohet shtim i vranësirave gjatë fundjavës. “Në zonat e ulëta do të kemi shira të dobëta dhe në zonat malore reshje të pakta dëbore”, ka thënë Adiola Bani, meteorologe.