Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta, një prej të cilave është edhe bllokimi i disa prej akseve rrugore, siç është edhe autostrada Tiranë-Durrës. Pas situtatës së krijuar për shkak të reshjeve, me urdhër të ministrit Saimir Tahiri pranë çdo Prefekture janë mbledhur Shtabet e Emergjencave.