“Mos noto po re në gropë thithëse”, Brataj tregon si t’i shpëtoni mbytjes kur të merr rryma në det
26/06/2025 22:56

Ishte një pasdite qershori me diell në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, kur çifti britanik Vera Baume dhe Sylvester Obeng që kishte ardhur për pushime në Shqipëri, nuk priste që adrenalina e një xhiroje me jetski të përfundonte tragjikisht. Njëri prej tyre humbi jetën, tjetri ndodhet ende në gjendje kritike. Aksidenti është i fundit në një varg incidentesh që po kthejnë mjetet lundruese në makthin e bregdetit shqiptar. Sipas të dhënave të policisë kufitare dhe raportimeve në media, gjatë dy viteve të fundit janë regjistruar të paktën 6 aksidente të rënda me mjete lundruese, kryesisht jetski, përgjatë bregdetit nga Velipoja në Ksamil. Rasti më i rëndë është ai i humbjes tragjike të jetës së 5-vjeçares Jonada Avdia tri vite më parë. Ngjarja solli reagim të fortë të shoqërisë, çka solli dhe ndryshim të menjëhershëm të rregullores. Por sa vlerë patën këto ndryshime në letër? Vetëm një vit më pas një tjetër ngjarje e rëndë u shënua, ku një adoleshent 16-vjeçar në Llaman humbi jetën gjatë përplasjes me një tjetër jetski, ndërsa një tjetër i së njëjtës moshë në Himarë u plagos rëndë dhe u transportua me helikopter drejt Tiranës. Në të gjitha rastet, faktorët përsëriten: mjetet drejtohen nga të mitur, pa leje drejtimi, pa pajisje sigurie, ose në afërsi të zonave të notit. Jo rrallëherë kanë qarkulluar edhe pamje të rrezikshmërisë së manovrave në ujë, e ndonjëherë shumë afër plazhistëve. Në vitin 2020, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të posaçëm që detyron operatorët turistikë të sigurojnë: leje për drejtuesin e mjetit, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse (jeleku i shpëtimit, kokorja, dorezat, etj), respektimin e distancës minimale prej 300 metrash nga zona e notit.

Pavarësia e Dytë/ Veriu i Kosovës! Top Story sjell pamje ekskluzive nga Ujmani, Banjska dhe vila e Radoiçiç
08/09 23:00
Mitrovica merrer nën kontroll të plotë nga Kosova, çfarë ndodh me urat ku sulmohen shqiptarët?
08/09 23:00
“Serbia ‘safe heaven’ për kriminelët nga Kosova”, si u arratisën vrasësit e Enver Zymerit në 2011
08/09 22:55
Kush e hodhi në erë kanalin e ujit Ibër Lepencë? Sveçla: U zbuluan vepra të tjera terroriste
08/09 22:50
Ekskluzive/Brenda vilës së Radojciqit, nga hajdut kasetafonësh në liderin serb të veriut të Kosovës
08/09 22:45
Miliona Euro kriptovaluta që ju sekuestruan serbëve, ministri Krasniqi: Kam çuar kryetarët në zyra!
08/09 22:40
Si ktheu Serbia godinën e “Kryqit të Kuq” në trajnim ushtarësh, ministri Krasniqi jep detajet e plota
08/09 22:35
Pamje ekskluzive: Grida Duma jep lajmin e madh për Kosovën nga kufiri me Serbinë, Bërnjaku
08/09 22:30
“Serbia do liqenin e Ujmanit”, Sveçla tregon kushtet serbe, ministri: E kanë bërë hapur…
08/09 22:25
Deklarata të forta dhe kundërshtitë me ndërkombëtarët, Sveçla i prerë: Kosova mbi të gjitha!
08/09 22:20
“Nuk ua kemi besën serbëve”, Sveçla flet pa doreza: Ka siguri, por historia na mëson të mos harrojmë!
08/09 22:15
Habit ministri Sveçla: Serbët e veriut na besuan ne kundër Radojçiç, kanë presion nga Vuçiç
08/09 22:10
Plani për liqenin e Ujmanit, Sveçla tregon ndryshimet që bëri në 4 vite qeveria e Albin Kurtit
08/09 22:00
“Nuk ka Kosovë pa Ujman dhe veriun e saj”, ministri Sveçla në intervistë mbi skaf me Grida Dumën
08/09 21:55
Grida Duma zbulon sekretet e Milan Radojçiqit, luks dhe rrugë private në vilën luksoze
08/09 21:50
Ekskluzive/ Brenda vilës 6 mln euro të Milan Radojçiç detaji që tërhoqi vëmendjen e Grida Dumës
08/09 21:45
Goditja e snajperistit që shpëtoi Veriun e Kosovës, historia e patreguar nga përplajsa në Banjskë
08/09 21:35
“Jetë a vdekje nga të dy palët”, Ministri Sveçla zbulon urdhrin e parë pas sulmit në Banjskë
08/09 21:30
“Gjaku i Afrim Bunjakut s’falet”, Sveçla: Zero marrëveshje, urdhër për neutralizimin e grupit të Radojçiç
08/09 21:25
Sveçla përlotet për Bunjakun: Dha jetën për të mbrojtur shokët, djali i tij po bëhet polic
08/09 21:20