Paraditen e të mërkurës mediat ishin të gjithë para shtëpisë së Sali Berishës. Hera e fundit që u shfaq tek dera e pallatit ishte 23 janari 2024, kur do të paraqitej në seancën e parë të pyetjeve para prokurorve të SPAK. Ish-kryeministri Berisha është në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, pak më shumë se tetë muaj më parë. Ai akuzohet për aferën e ish-klubit Parizani dhe sot shkoi para prokurorve në SPAK për tu njohur me akuzën. Ngjitur mbi makinë, një shkallë më lart, midis protestuesve e përkarshi SPAK, Berisha shfaqet egzaltuar.. me dy gishtat lart gjesti i tij i përhershëm në kohë të mira e të vështira.