Kjo është Elta Bajrami, 19 vjecarja kosovare e cila me dy shoqet e saj, ka krijuar Nanosatelitin e parë në Kosovë, i cili përdorej për llogaritjen e temperaturës dhe shtypjes atmosferike. Në tetor të vitit 2019, ajo i ka sjellë Kosovës një medalje të artë në garën më të madhe ndërkombëtare të robotikës, FIRST Global Challenge. Në nëntor të vitit 2021, Elta është radhitur e gjashta në botë nga mbi 200 mijë pjesëmarrës nga 108 vende të botës, në një garë të organizuar nga gjiganti amerikan i teknologjisë, Microsoft. "Ftesë në 5" programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.