Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe. Ka qenë gjyshja, e cila ka gjetur trupin e pajetë të mbesës dhe më pas ka njoftuar policinë. Të afërmit kanë bërë me dije se vajza kishte vite larg nënës së saj biologjikë pasi prindërit i kishte të divorcuar. Këtë verë, ajo ishte takuar për herë të parë pas 7 vitesh me vajzën dhe mendohet që ky takim të ketë rënduar psikologjisht. Pasi ajo ishte fëmijë i shkathët e dashur por për nënën e saj nuk pranonte të fliste kurrë me askënd.